Hapja e çerdheve dhe kopshteve/ Malaj: 3 sugjerime për Ministrinë e Arsimit

Pasi maturantët u rikthyen në shkollë, hapja e çerdheve dhe kopshteve më datën 1 qershor do të jetë sfida e vërtetë për shtetin. Për ish-zv ministren e Arsimit, Nora Malaj, do të duhet që të tregohet një përgjegjësi shumë e madhe. Nga ana tjetër, ajo ka 3 sygjerime për Ministrinë e Arsimit.

“Do të vija theksin te tre momente shumë të rëndësishme që lidhen e para me higjienën pastëritnë dhe dezinfektimin, të bëhet të paktën një herë në 3 muaj në kopshte për të gjitha nevojat që janë të dedikuara për këtë institucion. E njëjta gjë edhe për çerdhet. E dyta, të merren masa që të këtë kujdes të dedikuar, sepse fëmijët nuk i ruajnë dot distancat vetë. Ministritë e linjës duhet të bëjnë menaxhim hap pas hapi në ndihmë të institucioneve”. Ish-deputetja e LSI-së, nga ana tjetër, e konsideron këtë moment sfidë edhe për vetë kryeministrin Rama. Ajo kritikon numrin një të qeverisë për përzgjedhjen e facebook si mënyrë për të komunikuar rregullat e reja që iu imponuan vendit në periudhën e pandemisë.

“Kjo është prova më e madhe që i bëhet qeverisë. Nëse qeveria është qeveria që deri tani ka bërë sikur, nëse e ka paraqitur realitetin ndryshe, apo nëse qytetarët janë të gatshëm që të mbrojnë fëmijët e tyre. Të mos bëjmë më histori që kopshtet drejtohen me Facebook. Ne nuk duhet të drejtohemi më me histori facebook-u. Shteti udhëhiqet me ligje, me urdhra, me mekanizma dhe me to duhet tu shërbejë taksapaguesve shqiptarë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?