Hapja e kampit të refugjatëve në Gjadër, më 20 gusht bëhet testimi i ambienteve

Nesër (20 gusht) do të testohet hapja e kampeve për pritjen e emigrantëve afrikan në Gjadër dhe Shëngjin. Rreth 500 persona do të dislokohen më 20 gusht në Shëngjin për t’u bërë gati që të presin mbërritjen e emigrantëve të parë afrikanë që në fillim të shtatorit.

Një rregullore e brendshme e autoriteteve italiane e publikuar për punonjësit e qendrës përmban 14 urdhëresa në total, për sjelljen apo raportin që duhet të kenë me popullsinë lokale përgjatë qëndrimit të tyre apo ndërveprimit për shkak të punës.

Kapaciteti maksimal i 2 qendrave nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.

SHKARKO APP