Hapja e kapitujve të parë për Shqipërinë pas plotësimit të kushteve

Korniza e negociatave, dokumenti që përcakton udhërrëfyesin e bisedimeve midis Shqipërisë dhe BE-së pritet të prezantohet më 3 qershor. Por ndërsa Shkupi pret t’i hapë kapitujt e parë brenda tetorit, për Tiranën nuk ka ende një afat. Problem mbeten kushtet e vendosura nga BE-ja dhe koha që do t’iu duhet vendeve të harmonizojnë qëndrimet mes tyre. 

Komisioni Europian pritet të publikojë më 3 qershor dokumentin kornizë të negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së. Ndërkohë për shkak të gjendjes së pandemisë progres raporti dhe pakoja financiare është shtyrë për në muajin tetor. Korniza e negociatave është dokumenti bazë mbi të cilin Shqipëria dhe Komisioni i BE-së do të zhvillojë bisedimet e pranimit.

Në Komisionin Europian thonë se “drafti i kornizës së negociatave do t’i shkojë së pari Grupit të Punës mbi Zgjerimin në Këshillin e BE-së dhe më pas vendet anëtare do të paraqesin mendimin e tyre. Ndërsa është e paqartë se sa kohë do të duhet për harmonizimin e qëndrimit të të gjitha vendeve.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani është bërë e qartë nga Brukseli se për Maqedoninë Veriore nuk ka ndonjë kundërshtim dhe brenda tetorit ky vend mund të sigurojë miratimin e kornizës së negociatave nga çdo vend anëtar ashtu dhe të organizojë konferencën e parë ndërqeveritare të integrimit ku hapet kapitulli i parë negociues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë për Shqipërinë problemet janë në dy plane. Së pari Tirana zyrtare duhet të përmbushë një sërë kushtesh deri në thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ndërsa së dyti kriza e tejzgjatur politike dhe mungesa e institucioneve kryesore të drejtësisë, si Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë, mund të sjellin pengesa dhe kundërshtime nga vende të ndryshme anëtare, skeptike ndaj zgjerimit dhe vetë Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?