Hapja e negociatave, Cakaj falenderon ministrat e jashtëm të BE

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një postim në Facebook, ka reaguar lidhur me hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar si një arritje historike dhe plotësisht e merituar, për shkak të reformave domethënëse të ndërmarra në Shqipëri.

Ky vendim, sipas Kryediplomatit Cakaj, do të ishte i pamundur pa mbështetjen politike të vendeve anëtare dhe institucioneve të tjera evropiane.

“Prandaj, sot gjithë ministrave të jashtëm të BE-së, autoriteteve të Komisionit e kolegëve të tjerë brenda institucioneve evropiane, e miqve të Shqipërisë anekënd Evropës, i shprehim një falënderim të posaçëm e mirënjohje të thellë.” – shprehu mirënjohjen e tij Cakaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, Cakaj në reagim theksoi angazhimin e Shqipërisë në thellimin e reformave të saj në pesë prioritetet kyçe e në vijim të punës së pakursyer në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?