“Hapja e negociatave e parakohshme”, zbulohet letra e qeverisë holandeze për parlamentin
Qeveria holandeze i drejtohet me një letër parlamentit të Holandës për çështjen e vendimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave. Kabineti qeveritar mendon se është e parakohshme hapja e negociatave duke përmendur si kushte krimin dhe ngritjen e prokurorisë së posaçme.
Ndonëse as një “Jo” as një “Po” për Shqipërinë, qeveria holandeze i kërkon parlamentit të jetë fleksibël dhe kërkon hapësirë për të negociuar më 16 tetor dhe se Shqipëria është prematurë për hapjen e negociatave.
Vendimi i parlamentit i lë më shumë hapësirë Ministrisë së Jashtme të Holandës që në mbledhje me ministrat e tjerë të vendeve të BE-së të ketë fleksibilitet për këtë çështje.