Hapja e shkollave, Rama: Çështje delikate, shumë vende s’kanë vendosur ende
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur të vështirë vendimin e qeverisë për hapjen e shkollave në muajin shtator. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe komunikimin e ministreve Besa Shahini dhe Ogerta Manastirliu, Rama thekson se kjo është një çështje delikate. Ai shprehet se shumë vende ende nuk kanë marrë një vendim të tillë.
Njoftimi i plotë
SHKOLLAT DO TË HAPEN.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin.
Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend.