Hapja e shteteve/OBSH: Pa vënë nën kontroll Covid-19, ”recetë për katastrofë”
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bën thirrje shteteve që të vazhdojnë zbatimin e masave kufizuese me qëllim të luftimit të Covid-19, ka thënë drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Sipas tij, heqja e masave kufizuese pa pasur nën kontroll virusin, mund të jetë “recetë për katastrofë”. Tedros e ka pranuar se shumë njerëz janë duke u lodhur nga masat kufizuese dhe se dëshirojnë t’i kthehen normalitetit pas tetë muajve të përballjes me rrezikun e Covid-19.
”Ne duam të shohim që fëmijët kthehen në shkollë dhe që njerëzit t’iu kthehen vendeve të punës, mirëpo ne duam që kjo gjë të bëhet në mënyrë të sigurt”. Ndër të tjera ka thënë se ”Asnjë shtet nuk mund të pretendojë se pandemia ka përfunduar. Realiteti është që ky virus shpërndahet lehtë. Hapja pa kontroll është recetë për katastrofë”.