Hapja e spitalit të Fierit, flet Erdogan: Partneriteti ynë strategjik tashmë në nivelet më të larta
Hapja e spitalit të Fierit është përshëndetur edhe nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, përmes një video-konference online nga Ankaraja.
“I nderuar kryeministër, miku im i dashur Edi Rama, të nderuar ministra. Me rastin e ceremonisë së hapjes së spitalit të miqësisë Turqi-Shqipëri, jam shumë i lumtur të takohem me ju edhe pse virtualisht. Uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë bereqet. Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri vazhdojnë të zhvillohen ccdo ditë. Me rastin e vizitës tuaj kemi zyrtarizuar partneritetin tonë strategjik nëe nivelet më të larta.
Uroj që ky spital do ketë qenë një shenjë e re për miqësinë mes dy vendeve tona. Dëshiroj nga zemra që të sjellë dobi dhe të shpërndajë sa më shumë shërim për vëllezrit tanë shqiptraë. Gjithashtu ngushëllime për personat që kanë humbur të afërt gjatë pandemisë, si dhe uroj shërim të shpejtë për ata që janë në spital. Gjithqashtu një falenderim të veccantë për kompaninë kontraktuese për kontributin e saj”, u shpreh Presidenti Erdogan.