“Hapni Shqipërinë!” aktivistë të shoqërisë civile dalin në protestë. Avokati Goxhaj: Ejani shpëtoni veten tuaj

Aktivistë të shoqërisë civile kanë zhvilluar ditën e sotme në kryeqytet një protestë nën thirrjet “Hapni Shqipërinë”, teksa kanë improvizuar edhe një kafene të hapur në natyrë.

Avokati Altin Goxhaj në një intervistë për Fax News, ka theksuar se gjobat në kohën e pandemisë për protestat janë të gjitha nul, dhe se qytetarët duhet tashmë të dalin të gjithë dhe të hapin bizneset që të shpëtojnë veten e tyre.

E kemi sqaruar të gjitha masat gjobat ndëshikimet që ka vënë qeveria janë nul. Unë u kam vënë zjarrin atyre ligjeve. Të gjithë shqiptarët do të rimbursohen nës ekanë marrë gjoba dhe janë të gjitha gjoba të paligjshmë. Gjobat e caktuara nga qeveria janë të paligjshme, janë nul janë zero.
Ekziston mundësia që të gjitha gjobat të bëhen nul. Unë nuk di një rast që dikush të ketë marrë gjobë se ka dalë në protestë, nëse ka marrë dikush të vijë tek ne.

Në kuadër të kësaj nisme ne do ta hapim vetë Shqipërinë. Po i themi hapeni ato nuk e hapin, ne do ta hapim vetë. Do të hapim Liqenin, detin, baret të jetojnë shqiptarët mos të vd esin për të ngrënë. Të vijnë këtu të shpëtojnë veten e tyre, kjo nuk është çështje politike është hap personal për jetën e tyre.

SHKARKO APP