“Hapni traun se jemi rrugëve”, dhjetëra shqiptarë në Kapshticë dhe Han të Hotit apel shtetit përmes mediave
Vazhdojnë radhët e shqiptarëve në pikat kufitare tokësore me Greqinë dhe Malin e Zi, në pritje për tu futur në tokën shqiptare.
Ndërsa me urdhër të qeverisë është mbyllur trau i doganave, pala greke nga ana tjetër vulos pasaportat dhe nuk paraqet asnjë ndalesë për mbërritjen e tyre në kufi.
Një qytetar denoncon në Ora News se në Kashticë janë rreth 60 persona që presin prej orës 03:00 të mëngjesit. Një pjesë e tyre kanë vulosur edhe pasaportat në doganën greke.
Ata apelojnë shtetin ti lërë të shkojnë në shtëpitë e tyre pasi janë në pamundësi financiare. Ndërkohë në kufi nuk kanë si të rrinë pa ujë dhe bukë dhe në temperatura mjaft të ulëta.
E njëjta gjë edhe në doganën e Hanit të Hotit, ku 10 persona kanë mbetur të bllokuar dhe nuk lejon të futen. Ata janë të gatshëm të futen në karantinë por vetëm të jenë pranë familjeve të tyre.