Haradinaj jep dorëheqjen, qytetarët ”godasin” Ramën
Pasditen e së premtes, kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti, pasi është thirrur për t’u marrë në pyetje si i dyshuar në Gjykatën Speciale të Hagës. Në një prononcim për mediat, me lot në sy, Haradinaj u shpreh se ka hequr dorë nga posti pasi nëse merrej në pyetje si kreu i qeverisë së Kosovës, rrezikonte nderin e vendit. Pas këtij vendimi nuk kanë munguar edhe komentet në faqen e facebook-ut të kryeministrit Edi Rama. Qytetarët e quanin Ramush Haradinajn burrë-shteti për vendimin që mori dhe i theksonin Ramës se është një tradhtar dhe se është gati të shesë vendin për dy lekë.
KOHA JONË SONDAZH

