Haradinaj: Nëse Rama do bashkimin le të përmbyllë Rrugën e Kombit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për “Tempora” nga Sonila Meço në Ora News, tha se Kryeministri Edi Rama nëse do bashkimin me Kosovën të përmbyllë Rrugën e Kombit si dhe të bëjë një projekt hekurudhor.

HaradinajNe po heqim këtë pikën kufitare. Kjo bëhet për qarkullim të lirë të njerëzve. Pak na kritikojnë. Është vetëm për të mos pritur gjysmë ore. Shpresoj që në Shqipëri ta përmbyllin rrugën. Në disa segmente nuk është përmbyllur. Nëse do Rama bashkimin le ta përmbyllë atë rrugë. Ato urat që kanë mbetur. Ajo rrugë duhet përfunduar. Në plot segmente nuk ekziston si auto-rrugë. Edi Rama nëse do bashkimin me Kosovën le ta përmbyllë atë rrugë. Nëse e do bashkimin me Kosovën, të përgatisë një projekt hekurudhor me Kosovën. Nuk ekziston një projekt i tillë. Kemi me Kosovën tri linja, një me Maqedoninë, por me Shqipërinë nuk kemi. Një hekurudhë është e dobishme për shkak se lehtëson emetimin e gazrave. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?