Haradinaj: S’ka ekstradim të Babales pa kaluar etapat ligjore
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur gjatë vizitës së tij në Tiranë për mundësinë e ekstradimit nga Kosova të Albert Veliut i njohur si Babalja, i cili shfaqet në audio përgjimin e pretenduar ndaj vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj.
Ramush Haradinaj tha se pa kaluar të gjitha etapat ligjore nuk ka ekstradim të Albert Veliut.
“Tek ne në Kosovë pushtetet janë të ndara. Pra është shumë e vështirë për mua që t’u them sot a i është drejtuar ai institucioneve të Kosovës. Politika informohet vetëm kur një gjykatë ka marrë një vendim për ekstradim dhe atë vendim duhet që ta aprovojë një ministër. Kur vjen aprovimi i ekstradimit nga gjykata tek ministri i drejtësisë atëherë hyn politika. Deri atëherë është rast ligjor dhe nuk ndërhyn dot ekzekutivi.
Rasti i shtetasve turq të deportuar nga Kosova ka qenë një mësim i marrë me pasojat e veta kuptohet, por ajo ka ndikuar që të respektohen mjaftueshëm krejt baza ligjore për procedurën në fjalë, pra kërkesa për azil për strehim ose për mbrojtje”– tha Ramush Haradinaj.
KOHA JONË SONDAZH

