Haradinaj: Terroristët kanë financuar njerëzit e tyre në Kosovë dhe Shqipëri

Bashkëpunimi në luftën ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit ka qenë në themel të konferencës “Takimet e Akabës” së zhvilluar në Tiranë ku mori pjesë princi i Jordanisë Ghazi Bin Muhammad.

Në fjalën e tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nënvizoi rëndësinë e bashkëjetesës mes komuniteteve fetare në Shqipëri, madje duke e konsideruar një thesar që duhet ruajtur.

Rama: Është e vërtetë që ne kemi këtë trashëgimi fantastike të mrekullueshme.Ndonjëherë duket goxha mbresëlënëse, goxha e mrekullueshme, nga njëra anë, kur shihet kjo vëllazëri ndërkufitare, ndërsa në anën tjetër shihet mungesa e vëllazërisë mes politikanëve. Por ajo çka është shumë e rëndësishme sot e kësaj dite është të kuptojmë që kjo nuk është diçka e dhënë, është një trashëgimi e ndërtuar brez pas brezi në rrethana shumë të ndryshme, ndonjëherë edhe shumë tragjike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por një trashëgimi e tillë nuk merret si e mirëqenë, si e dhënë dhe në një moment trazirash, si kohërat tona është gjithmonë akoma më e rëndësishme të bëjmë gjithçka, për t’u siguruar që fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë të jenë të ndërgjegjësuar dhe të kuptojnë se sa me vlerë është një trashëgimi e tillë dhe ta mbrojnë atë. Për këtë duket të gjejmë mënyra për ta kaluar këtë mesazh dhe për t’u siguruar që ata e kuptojnë këtë mesazh, sepse ekuilibrat janë gjithmonë të dobët dhe nuk nevojitet shumë që këto ekuilibra të ndryshojnë dhe që gjërat të drejtohen në drejtimin e gabuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne po mundohemi të bëjmë më të mirë tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë diçka të tillë. Patjetër që nuk ka zgjidhje magjike, por ka shumë praktika të mira, prandaj isha me të vërtetë i hapur dhe me të vërtetë i vullnetshëm që ta bëja Shqipërinë pjesë të kësaj shpikjes fantastike që është Procesi i Aqaba-s dhe që të kisha këtu edhe Madhërinë e tij.

Ndërkaq kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka folur me shifra mbi hetimet që po zhvillohen ndaj mbështetësve, ndërsa dha alarmin për financime që sipas tij po bëhen me paratë e terorrizmit në Kosovë dhe në Shqipëri.

Haradinaj: Historia jonë dhe harmonia jonë na ndihmon në këtë rrugë. Ne kemi një identitet që është me të vërtetë i fuqishëm i pasur. Ata nuk janë islamik, por janë terroristë. Ata e akuzojnë rrjetin islamik dhe fatkeqësisht kanë financuar dhe kanë disa nga njerëzit e tyre në Kosovë dhe në Shqipëri. Kosova është e ndërgjegjshme sa i përket rrezikut të terrorizmit. Si vend i vogël ne kemi pasur disa qytetarë që janë drejtuar në luftën. Në Siri ka akoma kosovarë dhe fëmijë. Ka një proces hetimi në Kosovë dhe 35 janë vënë në pranga.

Kryeministri i Bullgarisë ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit në luftën ndaj këtij fenomeni.

Në konferencën e zhvilluar në Tiranë ishte parashikuar të merrte pjesë Mbreti Abdullah i Jordanisë por zhvillimet e brendshme në këtë shtet kanë bërë që në vend të tij të mbërrinte Princi, i cili solli në vëmendje respektin ndaj komuniteteve fetare në vendin e tij.

Gjatë diskutimeve u nënvizua rëndësia e një bashkëpunimi të plotë mes të gjithë vendeve. Ndërsa një rëndësi e veçantë u kërkua ti kushtohet dhe rehabilitimit të personave që kthehen nga lufta në shtetet e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?