“Harbohen” shoferët rrugëve të Tiranës: Kapen të dehur me 189 dhe 192 km/h!

Policia Rrugore e Tiranës ka mbikqyrur orët e fundit me drager dhe radar, rrugët e brendshme të kryeqytetit dhe rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë. Fatkeqësisht, pavarësisht të gjtiha masave ndëshkuese të ashpërsuara, Policia tha se ka evidentuar sdrejtues të dehur që ecnin me shpejtësi të frikshme, 189 deri në 192 km/h!

“Edhe pse kontrollet nga Policia Rrugore e Tiranes janë intensifikuar 24 orë, – thuhet në njoftimin e Policisë, – duke evidentuar dhe ndëshkuar çdo shkelje nga drejtuesit e automjeteve –  pavaresisht se toleranca nga Policia Rrugore eshte zero ne drejtim te shpejtesise, alkoolit ne timon, mos vendosjes se rripit te sigurimit, perdorimit te celularit gjate drejtimit te mjetit, mos vendosjes se kaskes mbojtese, shkeljes se semaforit, etj, pavaresisht apelit te perditshem te Policise Rrugore te Tiranes per zbatim te rregullave te qarkullimit si dhe per perdorim te mjeteve te transportit publik gjate fundjaves per ata drejtues mjetesh qe duan te argetohen duke konsumuar alkool, – perseri evidentohen raste shqetesuese si ne drejtim te shpejtesise ashtu edhe te drejtimit te mjetit nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur.

Dëshmitë e mëposhtme janë publikuar nga Policia e Shtetit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?