“Harku i Triumfit të Qerimajve”/ Spektakël që nuk duhet humbur, tre breza artistësh në skenën e Amfiteatrit të Liqenit

Amfiteatri i Liqenit të Tiranës do të mirëpresë si rrallëherë në skenën e tij tre breza artistësh brenda së njëjtës familje. Bëhet fjalë për artistët e familjes Qerimaj që me muzikën e tyre kanë bërë mijëra shqiptarë për vete. “Harku i Triumfit të Qerimajve” është titulluar koncerti festiv që do të mbahet nesër në orën 20:00 në Amfiteatrin e Liqenit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, ku ndër të tjera vlerëson Hetem Qerimajn si babain e dinastisë së muzikës. Gjithashtu Veliaj tregon se pjesë e koncertit që do të mbahet më 85-vjetorin e tij Hetem Qerimajt do të jenë dhe artistët e Hollivudit, Levon Minassian, Sarge Arribas dhe komediani Richard Martin.

“I madhi Hetem Qerimaj, babai i dinastisë së muzikës, në 85-vjetorin e tij do të vijë me një Grand Gala në skenën e Amfiteatrit të Tiranës. Me pjesëmarrjen speciale të artistëve hollivudian, realizuesit e kolonës zanore të filmit “Gladiatori”, Levon Minassian dhe Sarge Arribas. Gjithashtu dhe me humorin e komedianit Richard Martin. Për të mos u humbur! Më datën 22 Maj, 20:00!”, shkruan Veliaj në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familja Qerimaj pritet interpretojë në skenën e Amfiteatrit të Tiranës repertorin më të mirë të tyre nga tradicionalja, tek muzika ballkanike edhe ajo evropiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?