Harrohet Covid-19, plazhi i Durrësit mbushet plot

Dita e fundit e dimrit ofroi klimën e pranverës, ndaj të shumtë ishin ata që rrezet e diellit kërkuan ti marrin buzë detit! Kjo ishte pamja e bregdetit të Durrësit këtë të dielë me te temperatura të larta.

Kryeqytetasit e quajtën ditë ideale për tu larguar nga Tirana që për një pjesë është bërë e pajetueshme! “Kam ardhur nga Tirana, Tirana të mbyt, është bërë qytet i pajetueshëm”,-thotë një qytetar.

Për shqiptarët e Kosovës dhe të ardhurit nga qytete të tjera, kjo është mundësi për një ditë ndryshe. ”Mendoj se ajri i pastër, ka hapësirë. Prandaj ka dhe njerëz, gjatë gjithë javës qëndrojnë mbyllur me maska”. Rreziku i Covid-19 dhe rregullat e kohës që po jetojmë i neglizhuan masivisht! Edhe kafenete buzë detit ishin plot si në kohë normale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?