Harta e projektit të Unazës së Madhe, ja si ka ndryshuar nga 1989 në 2019

Përplasja e ashpër në zonën e Astirit, gjatë ditës së sotme, mes banorëve dhe punonjësve të policisë e IKMT, është bërë temë diskutimi në emisionin e sotëm “Real Story”, në News24.

Drejtuesi i emisionit, Sokol Balla, ka publikuar katër harta, që pasqyrojnë projektin e Unazës së Madhe, që prej vitit 1989, atë të Edi Ramës kur ishte kryebashkiak, të Lulzim Bashës, dhe projektin e fundit të realizuar në vitin 2019.
“Kjo është një hartë e rëndësishme, sepse rrëzon disa mite, sa i përket gjurmës. Gjurma nuk ka devijime, nuk ka ndryshume”, tha Balla.

Publikohet në "Real Story" harta e projektit të Unazës së Madhe, ja si ka ndryshuar nga 1989 në 2019

SHKARKO APP