Harta e re gjyqësore, avokati: Krijon ngarkesë të jashtëzakonshme në Apel

Harta e re gjyqësore do të sjellë shkurtimin e shumë gjykatave dhe përqendrimin në kryeqytet të Gjykatës së Apelit. Avokati Ferdinand Doja thotë se aksesi i qytetarit në gjykata do të jetë i reduktuar, dhe se problematike do të jetë veçanërisht situata në Apel.

“Do të ketë vetëm një Gjykatë Apeli, duke shkaktuar një vështirësi për qytetarin por edhe për administratën gjyqësore. Selia do të jetë në Tiranë por ku do të akomodohen të gjithë, sepse Gjykata e Apelit sot nuk është e mjaftueshme, do të duhen të paktën 20 salla gjyqesh, ndërkohë që sot disponon 4. Gjykatësit do të kenë një ngarkesë të jashtëzakonshme”.

Për avokatin, për shoqërinë do të shtohen edhe kostot. “Çështjet civile në Shkallë të Parë shkojnë edhe 3-4 vjet, një çështje divorci që përfundon për 4 muaj në Shkallë të Parë, po bëri ankim pala tjetër do të duhet 4-5 vjet që të vij radha. Ankimi do të duhet të bëhej brenda Shkallës së Parë”, thotë Ndoja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?