Harta e re gjyqësore, KLGJ “shëtit” gjyqtarët

Një nga qëllimet e hartës së re gjyqësore të miratuar nga KLGJ dhe që po kundërshtohet me forcë nga avokatët përmes një bojkoti pa afat, sipas hartuesve të saj, është ulja e numrit të delegimeve të gjyqtarëve.

Në 4 vitet e fundit, më kushtet e boshllëkut të krijuar nga shkarkimet e vetingut, kjo praktikë është përdorur si kamerdare shpëtimi përqindja procese gjyqësore, të cilat janë shqyrtuar me gjyqtarë borxh.

Referuar të dhënave zyrtare nga KLGJ gjatë vitit të kaluar totali i kërkesave të bëra në Këshill për pamundësi krijimesh trupa gjyqësore ka qenë 744, ku më shumë se gjysma ishte nga gjykatat e Apelit në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Harta e re gjyqësore shkrin 18 gjykata në vend, duke reduktuar në një 13 gjykata te Shkallës së Parë, 1 gjykatë të vetme Apelit dhe2 gjykata Administrative të Shkallës së Parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?