Harta e re gjyqësore, Soreca: Disa dosje duhen trajtuar urgjent
Harta e re gjyqësore pritet të miratohet së shpejti. Propozimi paraprak i këshillit të lartë gjyqësor parashikon “shkrirjen” e një pjese të mirë të gjykatave të shkallës së parë dhe apelit, por qeverisja e gjyqësorit dhe ekzekutivi duket se nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Hartën e re gjyqësore e kërkon edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili foli edhe për disa dosje të rëndësishme që duhet të trajtohen me urgjencë.
”Reforma në Drejtësi po sjell rezultate konkrete që do të ishin të paimagjinueshme para disa vitesh, për shembull, fakti që kemi procese penale kundër 23 ish-gjyqtarëve që janë larguar nga procesi i Vetting-ut. Ka disa dosje shumë të rëndësishme që duhet të trajtohen në mënyrë emergjente”.