Hartat e rralla 500-vjeçare ekspozohen në Kryeministri
Një ekspozitë me harta që datojnë nga shek XV deri në shek XVIII është hapur në COD, nga koleksionisti kosovar Afrim Ethemi.
Ekspozita titullohet “Hartografia europiane dhe territoret shqipfolëse”. Në këtë ekspozitë gjenden 36 harta dhe 5 atlase të rralla. Hartat datojnë që nga vitet 1500 e më pas dhe paraqesin kryesisht hartat e Europës, Europës Juglindore e sidomos Ballkanit, gjë që i jep kësaj ekspozite dhe koleksioni një karakter të veçantë. Vetë kryeministri, Edi Rama, ka shkruar një status në facebook, duke bërë një ftesë të posaçme për koleksionin e artistit kosovar Afrim Ethemi. Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjesin për ndjekësit e tij në facebook me pamje nga këto harta të ekspozuara në mjediset e COD. “MIRËMËNGJES, dhe me këtë ftesë për të vizituar një ekspozitë të rrallë hartash të vjetra në Kryeministri (COD – hyrja qendrore) ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.I pranishëm në ekspozitë, autori Afrim Ethemi është shprehur për “Shqiptarja.com” se pasioni i tij për koleksionet e hartave të vjetra ka lindur rastësisht “Koleksioni i hartave lidhet me një histori shumë të veçantë nga rinia ime studentore”.
“Kur isha në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel në vitet ‘70-’74, ku përfundova studimet për dizajnin grafik dhe arkitekturë. Për fatin tim, Akademia kishte objekte të vjetra. Një ditë, unë u ndala para një harte të vjetër që më pëlqeu dhe nuk e dija se çfarë përfaqësonte. Sot atë nuk e gjen më atje… Kështu nisi”, rrëfen Afrim Ethemi. Ndërsa zbulon harta nga Europa, Afrim Ethemi nuk mund të mos impresionohet nga vendndodhjet e mëhershme të trojeve shqiptare në territorin e Ballkanit, të cilat shihen të shtrira në hapësira të mëdha dhe pa kufij ndarës. “Koleksioni e ka vlerën e vet, atëherë kur përcakton disa kritere për koleksionimin e hartave. Kryesisht hartat i gjej në vende dhe hapësira të caktuara ku mbahen objektet e vjetra dhe aty blihen. Koleksioni im ka edhe atllase që kryesisht janë blerë në Europë; Paris, Bruksel, Amsterdam, Stamboll. Janë nga autorët më të njohur botërorë dhe janë blerë në vende të ndryshme të botës. Me shumë interes në këtë koleksion unë quaj një hartë të vjetër e hartografit Shyter të 555-ës, ku janë fiset e tjera shqiptare që shihet edhe se deri ku shtrihen”, rrëfen koleksionisti Afrim Ethemi.Duke na rrëfyer edhe një atllas të rrallë, Ethemi shprehet se “Atllaset janë interesantë, sepse punohen në forma të ndryshme dhe për funksione të ndryshme dhe kanë shpjegime me rëndësi. Koleksioni është i veçantë, sepse atllasi është i përputhshëm me realitetin dhe është botuar në Paris në vitin 1832 dhe në të janë 28 harta dhe ka shënime origjinale që shërbejnë për hulumtime të tjera”, thekson koleksionisti Ethemi.
Konceptimi i ekspozitës në hapësirat e CODNë sallën “Tako Artistin”, Hartat, si një formë e komunikimit vizual, janë sa një disiplinë akademike aq edhe art. Vizitorët do të kenë mundësinë të shikojnë lëvizjet e shpeshta të kufijve, perceptimet nga këndvështrime të ndryshme historike dhe detajet gjeografike e topografike të pasqyruara në to.Ekspozita “Hartografia europiane dhe territoret shqipfolëse” me koleksionin e hartave të vjetra të Afrim Ethemit tërheq vëmendjen ndaj kohës dhe ndryshimeve gjeografike. Afrim Ethemi ka realizuar disa ekspozita personale të pikturave, grafikave dhe vizatimeve.Përveç koleksionit të hartave të vjetra, i posedon edhe disa koleksione të tjera antike. Koleksioni i hartave të vjetra, është ekspozuar në Muzeun Kombëtar, në Prishtinë dhe në Galerinë Kombëtare në Shkup. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 2 shtator 2018.
E veçanta e koleksionit Afrim Ethemit është tema që trajton, duke vendosur në rend të parë trojet shqiptare. Mësimet nga ky koleksion mund të jenë të shumta duke parë etapat e ndryshme të jetës së shqiptarëve në territoret ku kanë jetuar për shekuj me radhë.Hartat, si një formë e komunikimit vizual, janë sa një disiplinë akademike aq edhe art. Vizitorët do të kenë mundësinë të shikojnë lëvizjet e shpeshta të kufijve, perceptimet nga këndvështrime të ndryshme historike dhe detajet gjeografike e topografike të pasqyruara në to.Ekspozita “Hartografia europiane dhe territoret shqipfolëse” me koleksionin e hartave të vjetra të Afrim Ethemit tërheq vëmendjen ndaj kohës dhe ndryshimeve gjeografike. Afrim Ethemi ka realizuar disa ekspozita personale të pikturave, grafikave dhe vizatimeve.Përveç koleksionit të hartave të vjetra, i posedon edhe disa koleksione të tjera antike. Koleksioni i hartave të vjetra, është ekspozuar në Muzeun Kombëtar, në Prishtinë dhe në Galerinë Kombëtare në Shkup. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 2 shtator 2018./Shqiptarja.com/