Harxhi: Basha të largohet! Berisha të marrë drejtimin
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi ka kujtuar 22 marsin, si ditën e parë të zgjedhjeve pluraliste në Shqipëri dhe ka thënë se kreu Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike. Për të, duhet një rikthim i ish-kryeminstrit Berisha, pasi për lideri historik i PD-së, është e vetmja figurë që mund të mbledhë dhe bashkojë të djathtën shqiptare.
Deklarata e Harxhit në Twitter
Ndoshta ka ardhur koha qe Z. Berisha te rikthehet ne balle si e vetmja figure qe mund te mbledhe, bashkoje, koordinoje te djathten kunder te keqes se madhe. De Gauli shqiptar duhet te kthehet. Bace kthehu e na prije!
Sot eshte 22 marsi dite e shenuar e demokracise tone por fatkeqesisht sot PD eshte me rende se kurre ne nje kohe qe duhej te ngjallte shprese perkundrejt dhunes politike ekonomike dhe shoqerore te qeverise aktuale. PD duhet te ringrihet dhe te ndale krimin dhe korrupsionin.
KOHA JONË SONDAZH

