Harxhi: Ideja e shkëmbimit të territoreve, farë e mbjellë nga Thaçi dhe Vuçiç

E ftuar në emisionin ”Tempora” në ”RTV Or”a nga gazetarja Sonila Meço, ish-zëvëndës Ministrja e Integrimit Edit Harxhi, tha se ideja e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, ishte një farë e mbjellë nga Thaçi dhe Vuçiç, dhe më pas këtë ide e transferuan në Uashington.

Edit Harxhi: ”Ajo çfarë është më kryesore për mua është fakti që një herë e përgjithmonë i është dhënë fund idesë së ndarjes së Kosovës, këmbimit të territoreve. Për vetë faktit që ishte një ide që kishte gjenezën e saj në Ballkan, pikërisht nga liderët e Ballkanit. Megjithatë këtu janë involvuar edhe segmente të tjera në gjithë këtë histori. E para është deklarata e Grenell në lidhje me atë çfarë ai ka dëgjuar nga personazhet kryesore që do merrnin pjesë në takimin e Uashingtonit, që ideja e këmbimit të kufijve ka qenë e Bolton.”

”Pra ai në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk thotë se ishte Bolton, por se e ka dëgjuar nga personazhet kryesore. Do të thotë që ata e kanë mbjellë vetë këtë farë dhe më pas e kanë transferuar në Uashington, duke përfshirë këtu edhe lobingjet e ndryshme. Janë bërë lobingje pa fund, janë hedhur para pafund në këtë proces dhe mendoj që kjo ka lidhje të drejpërdrejtë me dosjen dhe aktakuzën.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?