Harxhi: Në Shqipëri mungon kultura politike për ndryshime siç ndodhi në Kosovë

Edith Harxhi, drejtore ekzekutive e ”Albanian Policy Center”, thotë se faktorët themelorë pse alternativat e reja nuk arrijnë të sjellin ndryshimin në Shqipëri janë tranzicioni i zgjatur postkomunist që vijon ende dhe mungesa e kulturës politike.

Teksa solli në vëmendje Kosovën, ku siç tha një alternativë e re dhe jashtë politikës tradicionale si Vetëvendosja e Albin Kurtit, mundi të sillte ndryshimin e sistemit politik, znj. Harxhi tha se në Shqipëri kjo nuk ka ndodhur deri më sot, pasi edhe partitë e reja që janë krijuar kanë qenë pjesë apo kanë pasur lidhje politike më partitë e mëdha.

“Shqipëria s’ka dalë ende nga tranzicioni postkomunist, ndaj është ende në një moment kritik. Këtë e shohim me atë çka ndodhur në Kosovë; Albin Kurti ishte jashtë sistemit dhe fitoi. Në Shqipëri lidhet me arsyen se kemi një trazicion të tejzgjatur postkomunsit, të përzjerë me një periudhë kapitalizmi të egër që ka marrë me vete edhe shumë probleme të një bote të pështjelluar si korrupsioni apo krimi i organizuar”.

SHKARKO APP