Hasa: Ndryshimet kushtetuese mjet për të mbajtur pushtetin më dhunë

I ftuari në Edicionin e lajmeve të ditës në Syri Tv ishte Endri Hasa ish- Deputet i PD  në Parlamentin e Shqipërisë. Ai foli për problemet që lindin nga ndryshimi i kushtetutës në mënyrë të njëanshme dhe procesin propozimeve për zgjedhjet e ardhshme që PD ka bërë në rrethet e vendit.

“Ndryshimet kushtetuese e cenojnë marrëveshjen e 5 Qershorit, një marrëveshje e arritur pas shumë muajve negociata, qëllimi kryesor ishte që njerëzit të votojnë të lirë dhe zgjedhjet të jenë të drejta dhe të ndershme. I vetmi person kundër këtij diskutimi ishte Rama, kërkoi që të zhbëjë koalicionet duke i fshehur këto nga një hapje e një pjesë jo fituese e listës, dhe arsyeja vetme është frika nga bashkimi madh i shqiptarëve dhe opozitës shqiptare.

Ai ka hedhur në “kosh” marrëveshje, sepse kur u diskutua në Këshillin  Politik është e shënuar që, ‘koalicionet dhe sistemi nuk do të ndryshoi sepse nuk kemi një konsensus’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hapja e listave është ajo që kërkoi Basha, hapje 100% e listave, dhe jo ajo që kërkon Rama hapja e listave vetëm për 1/3. Pra, Rama zgjedh në Tiranë 11 deputet, dhe pjesa që mbetet e zgjedhin njerëzit nëse PS merr 15 mandate njerëzit zgjedhin nga lista e hapur vetëm 4 deputet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Propozimi që në kemi dërguar është që brenda koalicioneve zgjedh partinë që ti dëshiron të votosh dhe brenda partisë zgjedh kandidatin. Këshilli politik është për të diskutuar të gjitha propozimet e Ramës dhe nga aty të vendosin nëse do të hapen listat, dhe për këtë nuk ka nevojë të preket mënyra se si të bëhen koalicionet dhe shpërndarjen e mandateve.

Bashkimi i madh popullor do ta flakin të keqen tutje. Marrëveshja e bërë me bekimin e ndërkombëtarët kishin si synim votimin e lirë  shqiptarëve por edhe për interesin e integrimit në BE, maska e Ramës ka rënë dhe po gabon rëndë sepse europa kërkon që të miratohet një ligj elektoral të dakortësuar.

Ata kanë kërkua se nëse do të ketë ndryshime jashtë marrëveshjes 5 qershor do të zgjidhen me anë të dialogut dhe marrëveshjes në Këshillin Politik.

Partia Demokratike ka ezauruar fazën e propozimeve, ishte një proces i cili nxori emrat për kandidatë për deputet dhe Kryetar Bashkie , persona që u propozuan  nga vlerat dhe jo nga qokat”, tha përfaqësuesi i PD, Endri Hasa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?