Hasa sulmon Spiropalin: Je nafija e Edi Ramës!
Aktualitet E Martë, 21 Shtator 2021 03:38
Në Kuvend nuk kanë munguar replikat. Deputeti i PD-së, Endri Hasa ka sulmuar ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ai e ka quajtuar atë “nafije” që i është lëpirë kryetarit për të bërë karrierë.
“Vjen këtu na bën moral 5 milion euroshi i doganës. Kjo është e denjë për të bërë filma se si nafijet i thurnin lavde Skëndërbeut që të ngjiteshin në maja. Këto janë nafijet e Edi Ramës”- tha deputeti demokrat.

KOHA JONË SONDAZH

