Hasan Halili: Ja pse më paditën

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, i kallëzuar në gjykatë nga pasardhësi i tij Bashkim Shehu, ka deklaruar sot se padia është një hakmarrje politike ndaj tij për shkak të padisë që ai vetë i ka bërë deputetit kuksian, ish-ministrit Flamur Noka.

Kryetari aktual i bashkisë e ka denoncuar Halilin për “shpërdorim detyre”, duke marrë shkas nga një audit i KLSH-së që ka nxjerrë shumë shkelje ligjore gjatë kohës që ai ushtronte mandatin.

Por, vetë Halili është i bindur se ky kallëzim ka ardhur pasi ai nuk pranoi të tërheqë padinë që ka ngritur ndaj Nokës në Gjykatën e Lartë, edhe pasi njerëz të afërt të deputetit ia paskan kërkuan atë.

Ish-demokrati Hasan Halili, që e drejtoi bashkinë e Kukësit për 8 vjet, e la partinë ku aderonte për të kaluar me LSI-në. Në zgjedhjet e fundit lokale, më 21 qershor, ai humbi dhe vendin e tij e zuri Bashkim Shehu i PD-së.

SHKARKO APP