Hawking, Milner dhe Zuckerberg shpejtë nisin një robot për në yllin Alpha Centauri

Biznesmeni rus Yury Milner ka bashkuar forcat me Stephen Hawking dhe Mark Zuckerberg për të filluar një projekt me qëllimin që ta dërgojnë një robot në yllin më të afërm të sistemit tonë diellor, Alpha Centauri në 20 vitet e ardhshme.

“Në qoftë se ne jemi e vetmja specie që jetojmë, atëherë ne duhet të eksplorojmë yjet e tjera”, ka thënë Hawking, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Astronomët besojnë se ka një shans të arsyeshëm për një planet tjetër që mund të jetë si Toka, i cili mund të ketë edhe orbitën e saj me një sistem diellor bashkë me yllin Alpha Centauri”.

Treshja po mbështetet nga Fondacioni për Përparime, një organizatë private e financimit për iniciativa kërkimore dhe shkencore.

SHKARKO APP