Haxhi: 66 mijë të papunë që prej fillimit të pandemisë, duhen më shumë stimuj fiskalë për biznesin

Pandemia e koronavirusit ka lënë të papunë 66 mijë qytetarë që të prej fillimit të saj.

Ish-zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Elton Haxhi, për Ora News thotë se kostot e fuqisë punëtore në një periudhë që biznesi nuk kryen aktivitet janë një barrë e rëndë për të.

Garancia sovrane e vendosur për kreditë është stimul financiar, ndaj Haxhi thotë se duhet të jepen më shumë stimuj fiskalë.

Haxhi: Një procedurë standarde që bën çdo bankë e nivelit të dytë është që të bëjë një analizë financiare mbi mundësitë që ka kredimarrësi për të kthyer kredinë.

Në rastin konkret nuk është masë specifike, ka disa vite që BSH ka vendosur që si bazë për analizën financiare duhet të jenë vetëm pasqyrat financiare që dorëzohen në Tatime.Janë pasqyrat financiare para fillimit të pandemisë e mbështetur me deklarimet tatimore.

Kemi 66 mijë të papunë që prej fillimit të pandemisë. Fuqia punëtore është e lartë dhe kostot e fuqisë punëtore janë të rëndësishme për biznesin shqiptar dhe një rëndesë me kosto të punonjësve në një periudhë që nuk kryen aktivitet është një barrë e rëndë për biznesin. Garancia është stimul financiar por duhen synuar që të jepen më shumë stimuj fiskalë.

Ndihma konsiston që biznesi të ketë mundësi në mungesë likuiditeti ti drejtohet bankave të nivelit të dytë për të marrë një kredi për të mbuluar shpenzimet e fondit të pagave dhe kontributetet e sigurimeve. Qeveria ka marrë përsipër dhe kostot e interesit për këto kredi.

Nuk ka nevojë për kolateral dhe nuk do ketë as kosto për interesat e kësaj kredie. Por ama kredinë do të duhet ta kthesh dhe në rast se nuk e kthen ka mekanizma që veprojnë për kthimin e borxhit.

SHKARKO APP