Haxhi Lleshit i jepet titulli i Nderit i Qarkut Dibër, kreu i ISKK: Ai ka firmosur ekzekutimin e të dënuarve politikë

Dhënia e titullit nderi i qarkut Dibër për ish Kryetarin e presidiumit të kuvendit Popullor Haxhi Lleshi ka ngjallur indinjatë tek ish të persekutuarit gjatë regjimit komunist.

Celo Hoxha, i sapozgjedhur në krye të Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit në Shqipëri, thotë se vendimarrja lokale bie në kundërshti me ligjet në fuqi që dënojnë krimet e komunizmit. Sipas tij Haxhi Lleshi është firmëtar i të gjitha vrasjeve politike të ndodhura nga viti 1953 e derisa drejtoi Presidencën e Kuvendit Popullor.

Në intervistën e dhënë për News 24, Hoxha analizon domosdoshmërinë e miratimit të dy ligjeve nga parlamenti shqiptar, ligjit të Lustracionit dhe Dekomuntizimit. Sipas tij dy ligjet e munguara për 30 vite do t’i prisnin rrugën glorifikimit të personave që kanë kryer krime gjatë diktaturës si dhe qëndrimit të tyre në pushtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Haxhi Lleshi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 1995 me dekret të Presidentit të Republikës, Haxhi Lleshit iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste”, tha Çelo Hoxha. /BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?