Haxhia kërkon përballje me Berishën. Avokati paraqet diçka në gjyq

U zhvillua sot seanca e parë për Izet Haxhinë, i dënuar me 25 vite burim në mungesë për vrasjen e Azem Hajdarit, i cili kërkoi përballjen me Sali Berishën. Haxhia pas ekstradimit nga Turqia ka kërkuar rigjykim për këtë çështje, pasi pretendon se nuk ka qenë ai që ka bërë këtë vrasje.

Kjo seancë ka shërbyer për tu ballafaquar palët, Prokuroi dhe mbrojta dhe gjykata do të vendos nëse nëse do marrë për bazë ankimin e Haxhisë dhe rivendosjen në afat të çështjes. Avokati i Haxhisë në këtë seancë ka paraqitur një dokument të SHIK-ut, i cili ishte raport për vrasjen e Hajdarit, ku sipas tij Haxhia nuk është përmendur asnjëherë.

”Unë jam akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit 2-3 vite pasi unë isha në Turqi. Unë nuk i jam larguar drejtësisë, por kanë qenë disa rretha të tjera që më kanë bërë të mos jem këtu. Erdha tani që të përballem me drejtësinë. Akuzuesi im është Sali Berisha, por ai nuk ka pranuar të përballet me gjykatën. Jam këtu të përballem me të vërtetën”,-tha Haxhia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?