Haxhia merr vendimin e radhës, dorëzon në gjykatë…

Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës, që është i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit pas ekstradimit ka dorëzuar kërkesën për rihapjen e dosjes Hajdari.

Sipas informacioneve mësohet se kërkesa është dorëzuar sot, pasi ka qenë dhe një kërkesë e hershme nga Haxhia, që pa nisur procesi i ekstradimit.

Izet Haxhia në një deklaratë të më hershëm ka thënë: Dua te rigjykohem, procesi ndaj meje i pa drejte dhe ne mungesë. Mësohet se kërkesa e Haxhisë do te hidhet në short nga gjykata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?