Haxhia: Nëse kjo është Reforma në Drejtësi, të gjithë pushtetarët duhet të vishen trashë në dimër
Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pati edhe një paralajmërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që e dënoi me 3.4 vite burg.
Maks Haxhia tha se nëse kjo është reforma që të luftohet korrupsioni duke futur në burg Tahirin, atëherë të gjithë pushtetarët duhet të vishen trashë në dimër.
”Drejtësia tregoi nuk ka qëllimit të trajtimit shumëplanësh njerëzor, jo vetëm të të pandehurve, por ka marrë një supremaci dhe nën atë presion që është ndodhur vazhdimisht nën kuadrin e një reforme. Nëse kjo është reforma që të luftohet korrupsioni duke futur në burg Saimir Tahirin, atëherë unë mund të them edhe me sarkazëm që të gjithë pushtetarët duhet të vishen trashë në kohë dimri”.