Haxhimali: Nuk kam parë qeveri më parë që sillet kështu me bashkitë

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali i ftuar në “Ekopolitikë” tha se reforma administrative është thuajse e dështuar dhe se qeveria është dorështrënguar ndaj njësive vendore.

HaxhimaliMarrim rastin e fundit të bllokimit të rrugëve nga bora. Paralizë. Po të kishte ra edhe më shumë do të ishte paralizë. Ky është faj i qeverisë. 

Kjo është qeveria më dorështrënguar ndaj pushtetit vendor. Nuk ka ndodhur ndonjëherë të ketë qeveri si kjo. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrim dhe shkojmë në verë për situatën e zjarreve. Paralizë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë nuk dua ta quaj situatën dështim të reformës, por emi një situatë gri të reformës. Askush deri më sot me raporte nuk shikon që angazhimi qytetar me bashkitë e mëdha është më mirë se dje. 

Sot nuk e shikoj të përmirësuar. Së fundmi, marrëdhëniet ndërqeveritare janë marrëdhëniet më të ndërtlikuara ndonjëherë. 

Nuk kisha parë ndonjëherë që një kryeministër të ofendojë kandidatin e partisë kundërshtare dhe kur e ka në bashki i thotë se të kam sharë atëherë dhe do të të shajë përsëri. Pa diskutuar pastaj marrëdhëniet institucionalet. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?