Haxhinasto: Do ulim informalitetin në transport

 

MinistriiTransportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një takim me shoqatën e taksive të kryeqytetit, duke diskutuar në lidhje me zbatimin e planit kundër informalitetit. Ministri Haxhinasto i lëshoi një apel drejtuesve të taksive që të përdorin taksimetrin, për të ofruar një shërbim sa më cilësor, të sigurt dhe me koston e duhur për qytetarët. Zoti Haxhinasto theksoi se duhet të forcohet koordinimin  mes institucioneve, për të ulur shifrën e lartë të informalitetit që ende vazhdon, duke theksuar seqëllimi kryesor nuk është rritja e gjobave, por rritja e shërbrimeve dhe sigurisë. Ministri tha se kërkohet një koordinim më i mirë i punës nga ana e të gjithë shërbimeve që janë për monitorimin e sektorit dhe për vendosjen e rregullit në këtë sektor, që është edhe Shërbimi i Kontrollit, Policia e Shtetit, Bashkia e Tiranës, edhe bashkitë e tjera. Ministri u ndal edhe te videoja e transmetuar në emisionin “Fiks Fare”, ku një qytetar paguante për të kolauduar automjetin, duke thënë se menjëherë kompania konçesionare ka shkarkuar nga detyra 2 punonjësit  e përfshirë. Zoti Haxhinasto I bëri thirrje konçesionarit të kolaudimit të automjeteve, që të bëjë me shumë, në shmangien e radhëve dhe të luftojë korrupsioni.

Fjala e plotë

 

Zoti Ministër, shqetësimi që shprehën drejtuesit e taksive, ishte informaliteti që mbizotëron në treg. Ata shqetësohen  se ka taksi të palicencuara që i konkurojnë ata në mënyrë të pandershmë. Çfarë do bëni Ju për ta minimizuar këtë treg?

Takimi me përfaqësuesit e shoqatës kasi  qëllim, që të shikoj nëse ka veprim dhe ka efekt në zbatimin e këtij kundër informalitetit apo jo dhe sigurisht të kolaudojmë dhe veprimet tona, me qëllim që ky shërbim i rëndësishëm që i ofrohet qytetarëve të jetë sa më i rregulluar, të jetë sa më i sigurtë, të jetë sa më cilësor dhe me koston e duhur.

Shqetësimet paraqiten, që informaliteti vazhdon.Kjo është një detyrë që qëndron përpara nesh për t’u realizuar.Janë bërë dhe penalizimet përkatëse për shkelësit e rregullave.Edhe përfaqësuesit e kontrollit të shërbimit rrugor që janë këtu present, e kanë këtë si një nga çështjet prioritare që duhet të kontrollojnë dhe monitorojnë.Kërkohet një një koordinim më i mirë i punës nga ana e të gjithë shërbimeve që janë për monitorimin e sektorit dhe për vendosjen e rregullit në këtë sektor, që është edhe Shërbimi i Kontrollit këtu me ne, është edhe Policia e Shtetit, është edhe Bashkia e Tiranës, edhe bashkitë e tjera, shërbimi i Policisë Bashkiake.Të gjithë sëbashku duhet që të forcojmë koordinimin me qëllim që ta rregullojmë këtë anomali në treg.

Këtë shifër të lartë të informalitetit që ekziston, ne duhet ta ulim me të gjitha mjetet, sepse në fund të fundit nuk është çështja që ne garantojmë disa gjoba më shumë, por rregullimi i tregut, rregullon shërbimin ndaj qytetarit.

Ky është qëllimi kryesor i çdo reforme që ndërmarrim: Që qytetari të shërbehet siç duhet dhe në qoftë se këtu do të ketë informalitet, qytetari nuk do të shërbehet siç duhet, mund të abuzohet me të në kuptimin e çmimit dhe shumë pasoja të tjera që kanë të bëjnë me këtë cilësi shërbimi.

Shumë e rëndësishme është gjithashtu vendosja dhe funksionimi i taksimetrit në taksi.Është detyrim që me marrjen e licencës për taksi. Duke folur me shoqatën, është evidente që një pjesë e konsiderueshme e kanë taksimetrin të vendosur, por nuk e kanë funskional të gjithë sepse edhe nga të dhënat që kemi marrë nga kontrollet që ka bërë Drejtoria e Shërbimeve të Transportit, rezulton që edhe në muajin e fundit janë gjetur rreth 20 taksi pa taksimetër funksional, që do të thotë që kjo mbetet një nga çështjet kryesore për t’u monitoruar dhe për t’u stabilizuar.

Është shumë e rëndësishme gjithashtu që të kontrollohet, monitorohet, mënyra se si taksitë operojnëbrenda zonës, të jurisdiksionit të tyre, zonë brenda së cilës ato marrin liçencën e taksisë.

Shumë e rëndësishme është që taksitë e një bashkie të mos kompromentojnë tregun e një bashkie tjetër, me qëllim që të kemi një situatë do thoja brenda ligjit, një situatë ligjore, një situatë e cila i krijon mundësinë edhe operatorëve të taksive në treg, të bëjnë planet e tyre të biznesit, t’i kenë të sigurta ato plane biznesi, të rinovojnë flotat e tyre, se ka edhe kërkesa të rëndësishme për të rinovuar flotën e tyre, automjetet që përdorin, brenda kritereve të sigurisë, brenda kritereve të komoditetit, brënda kritereve edhe të emisionit të gazrave. Sigurisht që ne interesohemi jo vetëm për ata që udhëtojnë në taksi por edhe ata që udhëtojnë në këmbë, edhe ata nuk duhet të marrin gazrat në mënyrë abuzive nga taksitë apo mjetet të tjera që nuk respektojnë nivelin e duhur të emisionit të gazrave.

Pra siç e shikoni, është shumë për të bërë në fakt, jemi të ndërgjegjshëm për këtë, por jam i bindur që edhe nga ana e Ministrisë edhe nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit dhe nga ana e mekanizmave të tjerë që kemi të disponueshëm do të kemi një forcim të punës, prandaj i bëj thirrje të gjithë atyre që operojnë në këtë shërbim të rëndësishëm, të respektojnë kërkesat ligjore për sa i takon operimit, taksimetrit, për sa i takon komoditetit dhe të gjitha rregullave të tjera, për t’i ofruar qytetarëve e përsëris, një shërbim të sigurtë jo abuziv, me tarifën që është caktuar për këtë shërbim.

-Zoti Ministër, e para Ju folët për shërbim me kosto të ulët, çdo të thotë me kosto të ulët, si përllogaritet dhe nëse taksitë gjenden pa taksimetër, cila është masa që mund të merret ndaj tyre?

Ne nuk ndërhyjmëteçështja e kostos të taksive. Nëse do të respektohet taksimetri nga taksitë, nuk do të ketë asnjë lloj shqetësimi nga qytetarëve për çmimin. Sepse ata do të paguajnë atë distancë me shërbimin e caktuar.

Lidhur me rastin e videos të transmetuar nga “Fisk Fare” për kolaudimin në Laç, çfarë reagimi keni?

Reagimi ka ardhur që mbrëmë, është kontaktuar kompania qëështë përgjegjëse për koaludimin e automjeteve, kompania zviceriane SGS,  ka pushuar nga puna që mbrëmë të dy personat e përfshirë në videon e transmetuar nga Fiks Fare. Mua me vjen shumë mirë që ka një ndjeshmëri të tillë nga ana e qytetarëve përsa I takon denoncimit dhe parregullsive në këtë lloj shërbimi.Unë I kam bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë raste të tilla, pasi vetëm gjëra pozitive mund të vijnë nga denoncimet.Gjëra që eliminojnë një rrisk të jashtëzakonshëm që vjen nga shkatërrimi I sistemit të kolaudimit të automjeteve.

Kësaj kompanie i janë kërkuar disa herë nga ana e ministrisë që të forcojë kontrollin dhe të luftojë korrupsionin në punonjësit e saj, iështë kërkuar që procesi të kolaudimit të automjeteve të jetë I tillë, që duke futur dhe teknologjinë e informacionit që të ketësa më pak mundësi për subjektivizëm. Këtu është interes publik që përformanca e kësaj kompanie, mënyra si kolaudojnë automjetet ka të bejë më sigurinë e njerëzve sepse ato automjete që nuk kolaudoen dhe nuk kontrollohen siç duhen është një rrezik publik, sepse mund të rrezikojë jetën e qytetarëve.

SHKARKO APP