Haxhinasto – Gjiknurit: Fatura e qarkullimit ishte parashikuar 3.5 euro, dhe jo 5 sa ç’e rritët ju
Ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka replikuar me pasardhësin e tij Damian Gjiknuri i cili ngriti në Kuvend pretendimet se për lidhjen e kontratës së koncensionarit për mirëmbajtjen e rrugës së kombit kanë qenë dakort edhe ish-ministrat e LSI-së të Transporteve.
Nga foltorja e Kuvendit, Haxhinasto u ndal pikërisht tek tarifa e vendosur nga qeveria prej 5 eruosh për autoveturat.
Pas fjalës së ministrit Damian Gjiknuri, që e mbrojti tarifën e lartë që është vendosur, Haxhinasto tha se “është vërtetë që dokumentat janë përgatitur me kohë, por porosia ishte e qartë: Tarifa të ishte nën tarifën mesatare të rajonit.”
Sipas Haxhinastos çmimi i vendosur është 30 % më i lartë nga ai që ishte e përcaktuar në fillim të hartimit të projektit.
Haxhinasto përllogariti një taksë shumë të ulët se 5 euro dhe shtoi se kishte ide herë që banorët e zonët të përjashtoheshin nga taksa e herë që përdoruesit e rrugës të kishin abone.
Haxhinasto theksoi se kostoja e qarkullimit duhej të ishte 3.5 euro, dhe 5 sa ç’është vendosur aktualisht. Haxhinasto tha se për të mos ndikuar tek banorët e zonës kjo faturë e re qarkullimi, ishte parashikuar vendosja e “aboneve”, gjë që sërish nuk është realizuar aktualisht.
“Rruga e Kombit e trajtuar me një taksë optimale është mënyra më e mirë për ta kthyer në gjendje të qëndrueshme”, shtoi Edmond Haxhinasto.
KOHA JONË SONDAZH

