Haxhinasto: Hetim ndërtimit të rrugës Elbasan-Librazhd

Ministri Transportit, Edmond Haxhinasto ka inspektuar sot rrugën Elbasan – Librazhd. Gjatë inspektimit të situatës atje, Haxhinasto ishte në segmentin e dëmtuar në zonën e Xibrakës ku ka ndodhur rreshkitje e rrugës, nga ku ka paralajmëruar hetim  për ata që kanë ndërtuar rrugën, pasi dëmtimi i saj nuk është shkaktuar vetëm nga kushtet meteorologjike, por edhe nga mosndërtimii saj sipas kritereve të duhura.

“Kjo ka ardhur për arsye të prurjeve të pazakonta të lumit Shkumbin, por kjo shembje e rrugës ka nxjerrë në pah një sërë defektesh, të këtij segmenti rrugor. Kërkohet një hetim i mirëfilltë, si nga ana teknike dhe nga ana e përgjegjësive të tjera ligjore” ka thënë Haxhinasto.

 Sipas ministrit, rruga ka disa vite që është realizuar, afërsisht mbi 10 vite. Por një shkarje e tillë nxjerr në pah defektet edhe në cilësinë e punimeve. Sipas Haxhinastos, qëllimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar është që ta riparojë sa më shpejt këtë defekt dhe të kërkohet një nderhyrje serioze, sepse përmasa e dëmtimit është e madhe. “Objektiv i ARRSH nuk është vetem riparimi i kësaj pjese të rrugës por edhe ruajtja e pjesës tjetër. . Nuk dua të nxitohem të jap konsiderata, por do të pres rezultatin e ARRSH për këtë problem dhe më pas do nxirren përgjegjësitë për secilin subjekt” ka përfunduar Haxhinasto.

SHKARKO APP