Haxhinasto: Në 2 vjet kemi 200 kilometra rrugë të reja

 

 

Fjala në parlament për buxhetin

Nga Edmond Haxhinasto

E kuptoj që ka patur shumë investime për rrugët gjatë viteve të kaluara, në 10 vite janë investuar rreth 355 miliard lekë vetëm për infrastrukturën rrugore. Janë bërë disa segmente rrugore të rëndësishme, por nuk mund të thotë askush se problemet e transportit janë zgjidhur. Mund të përshkruhet për 1 orë nga Kukësi në Milot, por nga Miloti në Tiranë megjithëse është gjysma e distancës, duhet dyfishi kohës. Pra në kuadër të transportit  nuk kemi bërë zgjidhje, kemi krijuar hinka transporti.  Buxheti që paraqitet është integral në tërësinë e tij, dhe garanton rritje dhe ky është objektiv madhor. Buxhetet për infrastrukturën nuk mund të jenë kurrë të mjaftueshëm, nuk mund të ketë edhe në botë vende që buxhetin për këtë sektor mund ta kenë të mjaftueshëm. Pra duhet të flitet në mënyrë parimore, jam dakort të angazhohem në një debat të tillë, por nuk mund të lejoj që të flitet  me atë gjuhë që dëgjuam këtu, veçanërisht për cilësinë e infrastrukturës. Në asnjë rast nuk kemi trashëguar asnjë segment me standartin europian, dhe kjo është evidente. Për cilësinë e projekteve, u fol që s”ka, por nuk duhet të harrojmë se pati një shembje në projektin që është vetëm 13 km larg Tiranës, në rrugën me Elbasanin. Këto janë projektet që ne trashëguam tejet problematike. Apo për rrugën që u përmend këtu Lin- Pogradec, që shkaktonte një masakër mjedisore për liqenin e Pogradecit. Dhe na u desh të bëjmë fazën tjetër të projektit me 4 miliard lekë, për ta sjellë në një standart ashtu siç e ka dinjitetit ajo rrugë, duke e kthyer ndër akset  më panoramiket që ka vendi. Kur flitet për performacën e kësaj qeverie duhet të jemi shumë të drejtë, dhe të flasim dhe për borxhet. 120 milionë dollar ishin të papaguara, ishin fatuara që kishin vite që nuk pagueshin. Ka diferencë shumë të madhe. Shumë mirë që u pranua këtu se mirëmbajtja e rrugëve paska qenë problematike, por duhet të dini se ka qenë në 10  % të vlerës që duhej për të patur një standart normal, dhe kjo është çëshje e ruajtjes së atyre aseteve ku është investuar, ku janë hedhur 3,7 miliard në 20 vitet e fundit. Dhe nëse nuk vendoset ai koefiçent normal I mirëmbajtjes atëherë, ky investim këto para publike hidhen në lumë, sepse amortizimi është në  indeks shumë të lartë.

Nuk flet njëri për sinjalistikën rrugore. Një deputet në komisionet parlametare tha ti ministër bën retorikë me sinjalistikën. Por si mund të bësh retorikë, sinjalistika është çësthje e sigurisë së jetës së njerëzve. E gjetëm me një bilanc luftë gjëndjen e aksidenteve në rrugë, mbi 300 aksidente në vit, gati 1 në ditë. Ndërkohë shifrat janë ulur ndjeshëm, kemi 56 aksidente më pak me pasoja fatale. Pra 56 jetë shqiptarësh u shpëtuan nga investimet në sinjalistikë. Kjo është retorika?! Jetët e shqiptarëve janë retorikë?!

Dua të ndalem te planifikimi, sepse vihet këtu dhe flitet sikur janë bërë mrekullira më përpara. Dua tju them një shembull si e gjetëm, nuk ka patur  plan kombëtar për rrugët, ndërsa ne jemi duke e bërë. Që të dim çfarë vjen e para çfarë e dyta, që kur të vijnë investitorët, ta kenë më të lehtë për tu njohur me prioritetet se ku mund të investohet, gjithmonë duke u bazuar në mënyrë shkencore. Jo në mënyrë politike, sepse një deputet duhet të fitojë zgjedhjet. Por sepse duhet të lidhen zonat me potencial të madh zhvillimi, dhe ky është kriteri i vetëm.

Një shembull tjetër që dua të ndalem, është Rruga e Arbrit. Një deputet tha që ha nuk është hedhur asnjë qindarkë, por janë 15 milion që janë hedhur në 2 vite në Rrugën e Arbrit. 75 milion që nga fillimi I saj, dhe akoma kemi një segment 27 kilometra, të papërfunduar. Sepse kushton shumë ky segment sa gjithë rrugët e tjera, 200 milion dollarë, dhe për këtë po negociojmë me kinezët. Shikoni se çfarë planifikimi, hidhën 75 milion në një vepër dhe për 27 milion nuk programohet asgjë. Dua të ndalem edhe për disa pretendime konkrete si Lushnje Berat, që ka mbaruar, sepse dikush tha nuk ka mbaruar. Ajo që ka mbetur është një mbikalim, si rezultat I planifikimit të keq, që e çonte rrugën në repart ushtarak në aeroportin e Kuçovës. Ne do ta zgjidhim por kjo ska të bëjë as me ARRSH-në as me Ministrinë por me planifikimin e keq.    

Për I përket rrugës Lin Pogradec, nuk kam thënë se do mbarojë para sezonit turistik, por kam thënë se faza e parë mbaron para sezonit turistik dhe ashtu përfundoi. U vendos shtresa që të paktën të eliminohej ai pluhur i madh që kishte rruga.

Rruga e Vermoshit se bën ARRSH por Fondi I Zhvillimit, është impenjative por është duke ecur.

Rruga e Kombit, na duhen 100 milion për ta përfunduar, për të sistemuar skarpatat sepse na bien gurë të mëdhenj në rrugë. Apo ura e Kuksit, që do 40 milion dollar për tu përfunduar. Rrugë të reja thonë s”ka, por janë 200 kilomentra rrugë të reja të përfunduara me standarte. Por për të përfunduar gjithë kontratat e rrugëve në gjithë vendin duhen mbi 25 miliard dollarë. 

Dua të flasë edhe transportin, sepse gjetëm një situatë që është një kaos I vërtetë që duam ta rregullojmë. 470 linja për gjithë vendin, numër shumë I lartë, apo pjesa më e madhe e autobuzave 70 % që janë jashtë standartit, që ne duam ta rregullojmë.

Po ujësjellës kanalizimet, ku janë investuar 85 miliard lekë janë investuar në 10 vitet e fundit. Por premtimi para 10 vjetevë ka qenë se do shtohej koha e furnizimit me ujë. Ka qenë 11 orë dhe pas 10 vitesh, ka shkuar në 12 orë në ditë. Bashkohuni të bëjme reformën që t”ju çojmë ujin atyre 20 % shqiptarëve që s”kanë dhe nga 12 orë ta çojmë në 24 orë furnizimin me ujë.  

SHKARKO APP