Haxhinasto në pikën e kolaudimit: Të papranueshme radhët e gjata

 

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto këtë të shtunë zhvilloi një  inspektim të papritur në mjediset e pikës së kolaudimit të makinave në Prezë të Tiranës.

Ministri Haxhinasto tha se nga kompania  “SGS” që ka konçesionarin e kolaudimit,  kërkohet performancë më e mirë. Ministri Haxhinasto theksoi se qytetarët duhen shërbyer më mirë, në pikat që ofrohet ky shërbim. Më tej ai i konsideroi si të papranueshme rradhët e gjata.

Ministri Edmond Haxhinasto i bëri thirrje kompanisë  “SGS”, që të eleminojë fluksin e fundit të vitit. Ndërkohe Ministri Haxhinasto përsëriti apelin ndaj kompanisë, se kontrolli i automjeteve duhet të jetë një shërbim që u ofrohet qytetarëve gjatë gjithë vitit.

SHKARKO APP