Haxhinasto: Nëpunësit e transportit do trajnohen në Koren e Jugut

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka pritur në një takim ambasadorin e Koresë së Jugut Ahn Youngjip. Haxhinato, vlerësoi progresin dhe modelin ekonomik korean si dhe u ndal te potenciali që vendi ynë ofron ndaj investitorëve të huaj. Ai theksoi se bisnesi korean do të gjejë mundësi të shumta bashkëpunimi në Shqipëri.

Ministri Haxhinasto e njohu ambasadorin Ahn Youngjip, me reformat që janë ndërmarrë në fushen e transportit si dhe projektet që tashme janë pjesë e rrjetit kryesor Evropian. Ministri paraqiti gjithashtu prioritetet e reformës së Ujësjellës Kanalizimeve, si dhe mundësitë për partneritet publik privat në këto sektore.

Ambasadori paraqiti nismën që parashikon trajnim e kualifikim në Kore, për nëpunës zyrtar në fushën e transportit. Ai u angazhua se do të informojë kompanitë koreane për mundësitë e investimit në Shqipëri.

SHKARKO APP