Haxhinasto: Për 7 muaj fluturime nga Kukësi, investim 3 mln euro

Fluturimet ndërkombëtare nga aeroporti i Kukësit mund të nisin në fund të vitit. Në një intervistë për “Top Channel” ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, thotë se, operimi i aeroportit mund të jepet me koncesion ose mund të menaxhohet përmes një kompanie publike.

Ky i fundit është opsioni më i mundshëm, por nevojitet një investim prej rreth 3 milion euro.

“Ne mendojmë se në një gjendje normale, deri në fund të vitit aeroporti dueht të jetë operacional. Ka dalë një faturë prej 3 milionë euro për ndërhyrje. Besoj që ka nevojë për një rishikim të kësaj situate, e pastaj ka nevojë për ndërhyrje. Ose do të vazhdojmë me investime me para publike”,- thotë Edmond Haxhinasto, ministër i Transporteve.

Haxhinasto konfirmon se janë dy operatorë low cost, Ryan Air dhe Wizz Air që kanë shprehur interes konkret, madje kanë bërë dhe inspektimin e pistes dhe terminalit.

“Veçanërisht kompanitë low cost, dy prejt tyre kanë ardhur, e kanë vizituar e inspektuar dhe kanë qënë në pritje të hapjes, së heqjes së ekskluzivitetit për t’u përgatitur dhe ata në mënyrë konkrete për mundësinë e përdorjes së këtij aeroporti si një bazë e mundshme. Veçanërisht për kategorinë loë cost”,- tha Haxhinasto.

Ndërsa për aeroportet në Jug të Shqipërisë, qeveria ka porositur një studim fizibiliteti për të zgjedhur vendin se ku do të ndërtohet terminali dhe pista e parë.

SHKARKO APP