Haxhinasto: Qytetarët treguan se ka ende shpresë për një Shqipëri më të mirë

Të shumta kanë qenë reagimet mbi protestën e sotme qytetare përpara Kryeministrisë. Reagimi i radhës nga ana e LSI-së, vjen nga deputeti Edmond Haxhinasto.

“Pjesmarrja e mijera qytetareve ne protesten e sotme ishte shprehja civile e nje pakenaqesie te thelle ndaj keq-qeverisjes nga mazhoranca, mungeses totale te ndjeshmerise dhe sensit te realitetit te qeverise, e cila ka “harruar” se ekziston per t’u sherbyer atyre mijërave te “Tiranes” ashtu siç u sherbeu atyre te “Vlores”.

Pjesmarresit ne protesten e sotme meritojne nje falenderim te jashtezakonshem per ringjalljen e frymes civile kunder arrogances dhe paligjshmerise se pushtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot shihje qytetarin e thjeshte tek protestonte kunder vjedhjes se votes dhe vullnetit te tij, tek protestonte edhe per studentet qe sakrifikuan aq shume dhe ndezen shkendijen e vetedites civile, protestuan kunder papunesise dhe varferise kunder taksave ne rritje, kunder largimit masiv nga vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Keta jane njerez qe kane akoma shprese se mund te kemi nje Shqiperi shume me te mire se kjo qe kemi sot!”- shprehet deputeti Edmond Haxhinasto.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?