Haxhinasto shpjegon dy diversionet e PS për koalicionin opozitar: LSI në 25 prill do të ketë rritje surprizuese

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto shprehet se reagimet e PS-së pas nënshkrimit të koalicionit mes PD dhe LSI synojnë të zbehin rëndësinë e kësaj marrëveshje.

Në një intervistë për Euronews Albania, Haxhinasto shprehet se taktikat e qeverisë kundër opozitës janë jashtë realitetit. Ai shton se Rezultati i LSI në 25 prill do të ketë rritje surprizuese.

Mesazhet e Edmond Haxhinastos në EuroNews Albania:

Rezultati i LSI në 25 prill do të ketë rritje surprizuese.

Nderkohë, nuk ka dyshim se për të moderuar efektet e dukshme të mobilizimit opozitar dhe frymës në rritje për rotacion që ka krijuar Marrëveshja PD-LSI, propaganda e mazhorances ka hedhur në tregun mediatik farën e diversionit se gjoja:

  1. Marrëveshja PD-LSI nuk ka vlerë ligjore. Dikush “harron” me qëllim që lidhja në një marrëveshje mbi bazën e moralit politik, besimit reciprok, dhe përgjegjësisë përpara qytetarëve ka shumë më tepër vlerë për një forcë politike se një marrëveshje “ligjore” përpara çdo noteri.
  2. Diversioni i dytë është se si PD dhe LSI mund të tundohen nga një ofertë nga PS, për të marrë pjesë në qeverinë e ardhshme, nëse PS del parti e parë. Pra, sipas kësaj llogjike, edhe marrëveshja mes PD-LSI do të ishte e paqëndrueshme. Qartazi synimi është të krijojë idenë tek të votuesit e pavendosur se PS do të jetë forcë e parë, që në çdo rrethanë do jetë në qeveri, dhe se ja vlen më shumë të votosh për një parti që është e sigurtë në mazhorance, sesa një nga dy forcat e tjera, njëra nga të cilat mund të jetë pjesë e qeverisë.

Këto janë llogari llogaritarësh politikë që kanë humbur totalisht sensin e realitetit.

Diversioni mbetet vetëm një diversion, një gënjeshtër, e cila u përdor pa sukses si mashtrim elektoral edhe në 2017, dhe që nuk e mbjell dot farën e dyshimit tek votuesit që masivisht mbështesin rotacionin.

Edmond Haxhinasto: LSI do të marrë rezultat surprizë më 25 prill

SHKARKO APP