Haxhinasto: Standarde unike për rrugët në Shqipëri

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto deklaroi sot se është drejt përfundimit procesi i standardizimit të rrugëve.

Duke folur në Konferencën ndërkombëtare të rrugëve mbajtur në Tiranë, Haxhinasto theksoi se, “standardizmi i rrugëve është një proces që ka nisur prej kohësh dhe jemi duke e përfunduar. Jemi duke vendosur një set standardesh unik për rrugët në Shqipëri. Kjo është e nevojshme sa i përket edhe lidhjes me rrrugët rajonale”.

Ministri Haxhinasto u shpreh se “është domosdoshmëri që të vazhdojë të rritet vëmendja e politik-bërësve, e institucioneve monitorusese dhe kompanive që zbatojnë veprat, për cilësinë”. Kjo, tha Haxhinasto, “ka qenë një nga kërkesat kryesore të minstrisë sonë, pasi Shqipëria sot nuk mund të ketë vepra me cilësi më të ulët se cilësia më e lartë, që është ajo europiane”.

Ministri nënvizoi se, çdo investim për infrastrukturën është investim i sigurtë për zhvillimin. “Një studim në SHBA tregon se çdo dollar i investuar në infrastrukturë ka një kthim prej 7 herësh më të madh në zhvillim. Shqipëria ka investuar në mënyrë substanciale në infrastrukturë, janë rreth 4 miliardë dollarë të investuar në 20 vitet e fundit për zgjerimin dhe zhvillimin e infrastrukturës, por nevojat janë shumë të mëdha sepse efektet që jep ky investim janë shumë të mëdha, sepse kanë të bëjnë me afrimin e komuniteteve, zhvillimin total që duam të realizojmë si vend”, tha Haxhinasto.

Ministri u shpreh se ka një sërë projektesh të reja që vazhdojnë në Shqipëri. “Kam bërë thirrje që infrastrukturën të mos e politizojmë, pasi është një aset i çmuar. Kemi shumë projekte si By-Passet e Fierit, Vlorës, Rrogozhinës, vepra Qukës-Qafë Pllocë dhe shuëm vepra të tjera”, theksoi Haxhinasto.
.
Në fjalën e tij ministri Haxhinasto vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën, në përmirësimin e sigurisë në rrugën e Kombit dhe shtoi se, “në zhvillimin e infrastrukurës rrugore duhet mbajtur parasysh dimensioni rajonal që ajo ka. Pra çdo investim dueht ta koordinojmë dhe me fqinjët tanë me qëllim që të jemi sa më kompatibël për standardizuar dhe ta vendosim infrastruktutrën në një regjim mirëmbajtjeje dhe zhvillimi siç e ka Rajoni”.

 

SHKARKO APP