Haxhinasto: Të forcojmë ndjenjën e bamirësisë dhe të solidaritetit


Festat e fundvitit gjithnjë janë gjithmonë një mënyrë e mirë që politika të tregohet më e përgjegjshme dhe më sociale, që të japë mesazhet e duhura por mbi të gjitha të ndihmojë kategoritë në nevojë. Aktivitete të ndryshme janë zhvilluar si nga politikanë por dhe nga Ministritë. Në ditën e sotme Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka vizituar fëmijët në shtëpinë e Foshnjes, Hanna dhe Rozafa, një institucion publik.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur Ministri në një postim në facebook, ku ka shprehur se: "Sot, me fëmijët e Shtëpisë së Foshnjës “Hanna dhe Rozafa”. Vlerësim për stafin e "Shtëpisë" dhe për punën e tyre të përkushtuar. Falënderim për biznesin “Blu Park” për sponsorizimin, veçanërisht për dhuratat e Vitit të Ri"

Mesazhi i Ministrit për këto foshnje por dhe për të gjithë vendin tonë është forcimi i ndjejnjës së bamirësisë. "Ta forcojmë si shoqëri ndjenjën e bamirësisë dhe të solidaritetit! Pak më shumë përkujdesje e dashuri për këta fëmijë, ndryshon shumë në jetën e tyre. Ata e presin. Ata kanë nevojë", është shprehur Haxhinasto.

R.Shtylla

SHKARKO APP