Haxhiu: Protestat do të dështojnë, Bushati: Uria jote është e pavlefshme

Analisti Baton Haxhiu thotë se protesta e qytetarëve në Tiranë kundër rritjes së çmimeve, do të dështojë. “Shoqëria civile në Shqipëri është e dobët, nuk kemi institucione që artikulojnë me dokumenta problematikat e qeverisjes”.

Kurse Andi Bushati thotë se është cinike t’i thuash një njeriu që proteston se nuk mbulon dot jetesën minimale, pse nuk sillesh si filozof?.

“Uria jote është e pavlefshme nëse ti nuk ke një këndvështrim të gjerë për botën. Një njeri që del e proteston ka një hall, ai nuk di si zgjidhet halli për do të bërtasë për hallin e tij”.

SHKARKO APP