HEC në Osum? Gjiknuri: Çdo kontratë që ndikon negativisht në mjedis bie
Në lidhje me debatin mbi ndërtimin e HEC-it në kanionet e Osumit, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka reaguar duke shpjeguar si qëndron e vërteta, dhe nëse ka kontratë. Pas përfudimit të Komisionit të Veprimtatrisë prodhuese, Gjiknuri tha se çdo kontratë koncesionare projekti i së cilës ndikon negativisht në mjedis bie.
”Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës për çdo projekt që ka ndikim negativ në mjedis automatikisht bie edhe kontrata koncesionare. Të gjitha agjencitë që kanë qenë përkatëse të asaj kohe e kanë dhënë mendimin e tyre pozitiv. Nëse ka të dhëna të falsifikaura është autoriteti përgjegjës që duhet ti shkojë deri në fund. Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës është e gatshme që nëse ai akt administrativ anulohet ne autmatikisht do të fillojmë procedurat tona”,-tha Gjiknuri.
KOHA JONË SONDAZH

