HEC në Valbonë, Braçe: Jam kundër

Zv.kryeministri Erjon Braçe është shprehur se koncesionet nuk janë para të shkuara dëm. I ftuar në emisionin ‘A show’ në News24, Brace tha se një nga sfidat e qeverisë është ulja e borxhit publik dhe se ai është kundër HEC-eve më Valbonë, por qeveria po zbaton kontratat e mëparshme.

“Koncesionet nuk janë para të shkuara dëm. Të besh sot Rrugën e Arbrit nuk është para e shkuar dëm. Kam qenë dhe jam kundër për hidrocentralet në Valbonë, por qeveria po zbaton kontratat e mëparshme. Kur flasim për një fenomen unë jam mësuar të flas me shifra. Ne jemi të detyruar të zbatojmë një kontratë të mëparshme në Valbonë. Puna në disa HEC-e është pezulluar. Sa i përket borxhit publik mund t’ju them se për çdo 100 lekë, 68 lekë i kemi borxh. Një nga sfidat tona është të ulim borxhin publik. Cila është popullata e qytetit më te varfër? Për mua është qyteti ku burimet ekonomike janë tmerrësisht të kufizuara. Për mua Gramshi është i varfër, Tropoja, Kukësi, Tepelena është e varfër. Shqipëria nuk është e varfër sa i përket burimeve natyrore, por duhet të shfrytëzohen më shumë burimet natyrore”- tha Brace.

I pyetur nëse do të vijë Basha në pushtet ndonjëherë, Brace tha se: “Po patjetër. Por si do vijë në pushtet në tavolinë apo me zgjedhje? Si do vijë në pushtet me marrëveshje apo me votë?”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?