Hedhja e inerteve në lumenj, reagon Balla: Do të marrë fund, policia po rrit çdo ditë vigjilencën

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të një personi që u kap duke shkarkuar inerte në shtratin e lumit Erzen.

Balla shprehet se hedhja e inerteve në brigjet e lumenjve apo në vende të tjera të palejuara do të marrë fund.

“Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin çdo ditë vigjilencën dhe do të çojnë para ligjit këdo që kryen krime mjedisore. Historia e hedhjes së mbetjeve/inerteve në brigjet e lumenjve apo në vende të tjera të palejuara do të marrë fund! Përgëzoj Policinë e Shtetit Tiranë për goditjen e një krimi të rëndë mjedisor në lumin Erzen”, shprehet Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?